Mungesa e masave të sigurisë, Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi në Obiliq

Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimeve në terren, ka konstatuar parregullsi në zbatimin e masave për siguri dhe shëndet në punë në dy objekte ndërtimi në komunën e Obiliqit.

Për shkak të rrezikut për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve, Inspektorati Qendror i Punës ka marrë masë për ndalimin e punimeve në të dy objektet, deri në eliminimin e parregullsive të konstatuara dhe përmbushjen e kërkesave ligjore për siguri dhe shëndet në punë.

Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë obligimet ligjore dhe të ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëtorëve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors