IQP vepron menjëherë, ndalen punimet në kantier

Me të kuptuar dje rrezikun serioz që paraqiste kjo vendpunishte për jetën dhe shëndetin e punëtorëve, Inspektorati Qendror i Punës (IQP) ka vepruar menjëherë, duke zhvilluar inspektim në një objekt në ndërtim në rrugën “Elez Berisha” në Fushë Kosovë, përballë objektit të AAB-së.

Gjatë inspektimit në objektin në ndërtim, inspektorët kanë evidentuar mungesën e mbyllësve anësorë mbrojtës të skelave, mungesën e fiksimit (ankorimit) të skelave, si dhe hapësira të tjera të hapura në objekt, të cilat paraqesin rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë e punëtorëve dhe qytetarëve.

Për shkak të këtyre shkeljeve dhe me qëllim të parandalimit të rrezikut, është marrë vendim për ndalimin e menjëhershëm të punimeve dhe vendosjen e shiritit zyrtar të ndalimit në vendpunishte.

Inspektorati Qendror i Punës mbetet i përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe do të vazhdojë të ndërmarrë masat e nevojshme ligjore ndaj çdo subjekti që nuk respekton kërkesat për siguri dhe shëndet në punë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors