Inspektorati Qëndror i Punës njofton të gjitha bizneset, kompanitë ndërtimore dhe subjektet e tjera punëdhënëse, që të shtojnë kujdesin gjatë realizimit të proceseve të punës, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ruajtjes së sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve në vendin e punës.
Duke marrë parasysh se jemi në fazën ku intensiteti i punës po shënon rritje në të gjitha profilet e subjekteve, kërkohet nga të gjithë punëdhënësit që të zbatojnë me përpikëri dispozitat ligjore për sigurinë dhe shëndetin në punë, si dhe të ndërmarrin të gjitha masat parandaluese për evitimin e rreziqeve dhe aksidenteve në vendin e punës.
Inspektorati Qëndror i Punës do të vazhdojë realizimin e inspektimeve dhe monitorimin e zbatimit të legjislacionit në fuqi, ndërsa ndaj subjekteve që nuk respektojnë masat e sigurisë, do të ndërmerren veprimet ligjore përkatëse.
Siguria dhe shëndeti në punë mbeten përgjegjësi e përbashkët dhe prioritet për çdo punëdhënës dhe punëtor.