Po zhvillohet punëtoria për validimin e Strategjisë së Komunikimit të Inspektoratit të Punës dhe Planit të Veprimit

Sot po mbahet punëtoria për validimin e Strategjisë së Komunikimit të Inspektoratit të Punës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të IQP, organizatave të shoqërisë civile, partnereve nderkombetar dhe akterëve të tjerë relevantë.

Qëllimi i kësaj punëtorie është shqyrtimi dhe harmonizimi i prioriteteve strategjike të komunikimit, si dhe koordinimi i aktiviteteve të parapara në kuadër të Planit të Veprimit.

Përmes diskutimeve, kontributit dhe rekomandimeve të pjesëmarrësve, synohet finalizimi i një strategjie funksionale, gjithëpërfshirëse dhe efektive, e cila do të avancojë komunikimin institucional dhe do të forcojë bashkëpunimin ndërmjet aktereve relevantë.

Kjo ngjarje organizohet nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) në kuadër të projektit “Efikasiteti i Inspektoratit të Punës”, i financuar nga Qeveria e Suedisë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors