Me mbështetjen e Qeverisë së Suedisë, Inspektorati Qendror i Punës fuqizon kapacitetet operative me automjete të reja në kuadër të Ditës Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë

Përmes Projektit “Efikasiteti i Inspektoratit të Punës”, i financuar nga Qeveria e Suedisë dhe i zbatuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), Inspektorati Qendror i Punës ka pranuar pesë automjete me qëllim të forcimit të mëtejmë të kapaciteteve operative dhe përmirësimit të mobilitetit në realizimin e aktiviteteve të inspektimit në terren.

Me rastin e Ditës Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, Inspektorati Qendror i Punës është pajisur me pesë automjete shtesë, të cilat do të shpërndahen në pesë rajone të ndryshme të Kosovës, në përputhje me nevojat operative te inspektimeve në terren.

Kjo mbështetje realizohet në kuadër të Projektit “Efikasiteti i Inspektoratit të Punës”, i cili financohet nga Qeveria e Suedisë dhe synon forcimin e kapaciteteve institucionale përmes asistencës teknike, zhvillimit profesional dhe përmirësimit të kushteve të punës, në përputhje me standardet ndërkombëtare të punës dhe objektivat për promovimin e punës së denjë.

Përmirësimi i mobilitetit të inspektorëve pritet të kontribuojë në rritjen e efikasitetit të inspektimeve, forcimin e prezencës në terren dhe reagimin më të shpejtë ndaj çështjeve që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në punë, si dhe në zbatimin më efektiv të legjislacionit të punës.

Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të nivelit të lartë institucional dhe ndërkombëtar, përfshirë Ministrin e Punës, Familjes dhe Vlerave te Luftes Z. Andin Hoti, Shefin e Bashkëpunimit për Zhvillim / Zëvendës Shefin e Misionit të Ambasadës së Suedisë Z. Henrik Riby, Zyrtarin e Lartë të Programit të ILO-së Z. Blerim Murtezi, si dhe përfaqësues të organizatave të punëtorëve dhe punëdhënësve, shoqerise civile e mediave duke riafirmuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.

U.D. Kryeinspektori i Punës Z. Kastriot Jashari, në fjalën e tij, theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Suedisë në forcimin e kapaciteteve të Inspektoratit Qendror të Punës, përfshirë digjitalizimin e proceseve të inspektimit, pajisjet me tableta dhe printerë portativë, si dhe mbështetje të tjera të rëndësishme për modernizimin e punës inspektuese dhe rritjen e efikasitetit institucional ne drejtim te forcimit te kushteve te punes dhe sigurise dhe shendetit ne pune.

Dorëzimi i automjeteve u realizua në kuadër të aktiviteteve shënuese të Ditës Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, e cila promovon mjedise të sigurta dhe të shëndetshme të punës.

Kjo mbështetje përbën një hap konkret në forcimin e mëtejmë të kapaciteteve të Inspektoratit Qendror të Punës dhe në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve inspektuese në terren.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors