Inspektorati i Punës bëhët anëtar zyrtar i ENETOSH.

Ju njoftojmë se Inspektorati i Punës i Republikës së Kosovës bëhët anëtar zyrtar i rregullt i ENETOSH (Rrjeti evropian për arsimim dhe trajnime për sigurinë dhe shëndetin në punë).

ENETOSH ofron një platformë për shkëmbimin sistematik të njohurive dhe përvojës mbi edukimin dhe trajnimin në lidhje me sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien në vendin e punës.

Inspektorati i Punës me anëtarësimin në këtë rrjet evropian synon ngritjen e kapciteteve dhe njohurive, dhe shkëmbimin e përvojave me ENETOSH në lidhje me arsimimin dhe trajnimin për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës për subjektet që operojnë në Republikën e Kosovës.

Klikoni në linkun në vazhdim për tu lidhur me faqen zyrtare të ENETOSH:  https://enetosh.net/news.html

Nëntor, 2023

Kryeinspektori z. Nikçi takon zyrtarët e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Kryeinspektori z. Nikçi takon zyrtarët e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Kryeinspektori z. Nikçi takon zyrtarët e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Sot me 23 Nëntor në zyrat e Drejtorisë së Inspektoratit të Punës, Kryeinspektori z. Hekuran Nikçi priti në takim z. Richard Heater dhe znj. Raba Gjoshi, zyrtarë të Sektorit Politik-Ekonomik pranë Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Në takim u diskutua për problemet që Inspektorati i Punës ka, mbikqyrjen e zbatimit të ligjeve nga ana e Inspektoratit të Punës me theks punën e fëmijëve në Republikën e Kosovës.

Për më tepër, në takim u diskutua për metodat e parandalimit të këtij fenomeni të kundërligjshëm dhe rolin e Sektorit Politik-Ekonomik të Ambasadës Amerikane në Prishtinë dhe Inspektoratit të Punës në trajtimin e kësaj çështje.

Z. Nikçi dhe z. Heater u dakorduan për bashkëpunim dhe takime tjera me qëllimin e mbikqyrjes sa më efikase të ligjeve që Inspektorati i Punës mbikqyr zbatimin e tyre.

Nëntor, 2022

Kryeinspektori z. Nikçi merr pjesë në samitin e Bilbaos.

Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës së Republikës së Kosovës, z. Hekuran Nikçi, po qëndron në Bilbao të Spanjës duke marrë pjesë në samitin për siguri dhe shëndet në punë të organizuar nga #euosha (EU OSHA).

Në këtë samit z. Nikçi po përfaqëson Inspektoratin e Punës të Republikës së Kosovës ku po takon figura me rëndësi për sigurinë dhe shëndetin në punë në Evropë dhe më gjërë, me qëllimin e themelimit të bashkëpunimit për zhvillimin e Inspektoratit të Punës së Republikës së Kosovës.

Nëntor, 2022