Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës plotëson/ndryshon planin vjetor të punës të IP-së.

Duke u bazuar në Nenin 4 të Ligjit Nr. 2002/9 dhe Nr. 03/L-017 për Inspektoratin e Punës, Kryeinspektori z. Hekuran Nikçi ndryshon/plotëson planin vjetor të punës për vitin 2022 të Inspektoratit të Punës.

Ndryshimet në planin vjetor të punës për vitin 2022, plotësohen me përfshirjen e zbatimit të Ligjit Nr. 03/L-019 për Aftësimin, Riaftësimin Profesional dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe zbatimit të Ligjit Nr.05/L-078 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr.03/L-019 për Aftësimin, Riaftësimin Profesional dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara konform vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 08/46 të dates 30.11.2021.

Pasi që në planin vjetor të punës për vitin 2022 nuk ishte i përfshirë si objektiv kryesor zbatimi i ligjit të lartcekur, Kryeinspektori z. Nikçi me qëllimin e zbatimit të legjislacionit në fuqi i cili implikon Inspektoratin e Punës, ka vendosur për plotësimin/ndryshimin e planit vjetor të punës për vitin 2022 të IP-së duke vendosur si objektiv kryesor zbatimin e Ligjit Nr. 03/L-019 për Aftësimin, Riaftësimin Profesional dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe zbatimit të Ligjit Nr.05/L-078 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr.03/L-019 për Aftësimin, Riaftësimin Profesional dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara.

Sipas planit të aktiviteteve të Qeverisë së Republikës së Kosovës, plan ky i cili buron nga vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 08/46 të dates 30.11.2021, komponenta 3, pika 3.2 obligon Inspektoratin e Punës për inspektimin e zbatimit të ligjit për personat me aftësi të kufizuara.

Qershor, 2022

[siteorigin_widget class=”PT_Brochure_Box”][/siteorigin_widget]